Gold Ag flet mbi sherrin me Tunën: Sjell degjenerim tek femrat shqiptare

Gold Ag flet mbi sherrin me Tunën: Sjell degjenerim tek femrat shqiptare

12:27, 04/10/2020

Arian Agushi ose siç njihet ndryshe me emrin e artit Gold AG, ngelet një ndër këngëtarët më të dashur shqiptarë.

Kujtojmë se mes dyshes së këngëtarëve, Gold Ag dhe Tuna prej kohësh ka ekzistuar një krisje. 

Në një intervistë të fundit të këngëtarit në “Shiko kush luan”  aktori u pyet mbi këtë temë dhe arsyen që çoi në konfliktin mes tij dhe Tunës.

“Arsyeja e këtij sherri nuk është sherr, por është një realitet që nuk kam dëshirë që një femër si ajo, të prezantojë degjenerim tek femrat shqiptare, te motrat tona. Unë nuk jam ai që duhet të drejtoj femrat se çfarë të tregojnë dhe çfarë jo por deri sa ajo ka kënduar serbisht, dhe vjen në Kosovë e tregon zogun, tek unë jo”, ishte përgjigja e Gold AG.

Pavarësisht kësaj deklarate, deri më tani, nuk ka akoma një reagim nga Tuna.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco