Lana Del Rey ngelet një ndër emrat më të njohur të muzikës. Ajo gjithashtu njihet dhe për një stil të veçantë i cili nuk ndodh të kalojë pa komentuar dhe komplimetuar nga ndjekësit.
Mirëpo në daljen e fundit, me sa duket nuk ishte stili ai që tërhoqi vëmendjen e fansave, por fakti që Lana mbante një maskë me një rrjetë të thjeshtë, duke mos respektuar kështu masat masat mbrojtëse mbi situatën pandemike.
U desh kaq, që në rrjetet sociale të ‘shpërthenin’ postime dhe komente nga ndjekësit mbi faktin se Lana në këtë mënyrë ka rrezikuar jo vetëm veten por dhe fansat e saj.
Disa nga ndjekësit e quajtën këtë dalje, një veprim të papërgjegjshëm nga ana e këngëtares.
© SYRI.net