Rihanna tregon më shumë për albumin e fundit: Muzikën po e përdor si ikje nga realiteti

Rihanna tregon më shumë për albumin e fundit: Muzikën po e përdor si ikje nga realiteti

09:52, 04/10/2020

Prej kohësh jemi në pritje të albumit të fundit nga Rihanna. 

Ylli i muzikës pop është treguar e rezervuar deri më tani, për sa iu përket detajeve mbi albumin e ri.

Mirëpo, së fundmi , me sa duket, Rihanna ka vendosur të shuajë kuriozitetin e fansave dhe të ndajë me publikun disa detaje mbi këtë album.

Këngëtarja foli me Associated Press gjatë Savage X Fenty Show Vol. 2  në fillim të kësaj jave dhe pohoi se është në përfundim të albumit.

32-vjeçarja gjithashtu tregoi se në këtë album do të jenë shumë përgjigje të saj mbi mënyrën se si ajo e koncepton artin, jetën dhe muzikën.

“Çfarë ndjej personalisht? Çfarë dua të vë dhe si artist, si dua të luaj me artin tim? Si dua ta interpretoj atë? Si dua ta rimagjinoj atë? Sepse ka qenë kaq e strukturuar më parë. Unë thjesht dua të argëtohem me muzikë. Gjithçka është kaq e vështirë. Bota në të cilën jetojmë është shumë. Është e tepërt çdo ditë dhe muzikën, po e përdor si ikje nga realiteti”, shtoi Rihanna.

Kujtojmë se këngëtarja po rikuperohet nga aksidenti i fundit që ajo bëri me një skuter elektrik.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco