'The Economist' ju dedikon një artikull këngëtarëve shqiptarë me famë botërore

'The Economist' ju dedikon një artikull këngëtarëve shqiptarë me famë botërore

08:57, 04/10/2020

Një nga mediat më të njohura britanike “The Economist” ju ka kushtuar një artikull artistëve shqiptarë, për të cilët po dëgjon e gjithë bota.

Bëhet fjalë për këngëtare si : Rita Ora, Dua Lipa,  Ava Max dhe Bebe Rexha, këngëtare nga shqipëria më famë botërore.

“Deri vonë, shqiptarët më të famshëm etnikë ishin Nënë Tereza dhe diktatori komunist Enver Hoxha. Tani këngëtarët duhet t’i shtohen shenjtorit dhe mëkatarit ” ,  e fillon artikullin revista britanike.

Dua Lipa,  ka 55 milionë dëgjues në platformën muzikore Spotify, Bebe Rexha ka 24 milionë, Rita Ora ka pasur pesë hite në vendin e parë në Britani dhe ka qenë pjesëe jurisë në ‘X Factor’.

Njomza Vitia, një  tjetër këngëtare dhe tekst shkruese e njohur dhe Labinot Gashi, një reper që gjithashtu ka një audiencë globale.

Ndërsa Era Istrefi këndoi në Kupën e Botës FIFA 2018. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco