E ftoi për darkë, por pagoi ajo. Modelja shqiptare tregon takimin e sikletshëm

E ftoi për darkë, por pagoi ajo. Modelja shqiptare tregon takimin e sikletshëm

18:08, 02/10/2020

Modelja shqiptare Fiona Metohu, të cilën e kemi parë në klipin e Capital T "Braziliane", ishte e ftuar ditën e djeshme në emisionin “ABC e Pasdites” . 

Ky i fundit zbuloi se çfarë i ka ndodhur Fionës në një takim me një hollandez, duke e vendosur në siklet modelen.

Fiona tregoi se një hollandez e kishte ftuar për një gotë verë dhe e kishte paguar ajo darkën.

“Ermal na i nxorre të gjitha! Nuk ka sekrete në këtë studio! Hollandezi më fton për një gotë verë dhe isha unë ajo që pagova darkën”, tregoi modelja.

Ndërkohë pohoi se bashkëpunimi me Capital T në klipin e tij ishte kënaqesi më vetë, por nuk di nëse do ta ribënte edhe njëherë.


© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco