Gabriel Garko i befason të gjithë: Kam qënë i fejuar 11 vite me një burrë...

Gabriel Garko i befason të gjithë: Kam qënë i fejuar 11 vite me një burrë...

16:43, 02/10/2020

Aktori i famshëm Gabrielo Garko, pak ditë më parë zbuloi publikisht se është homoseksual.

Pas kësaj deklarate, gazetarja e njohur italiane Selvaggia Lucarelli tregoi se ai ka marrë 60 mijë euro për të rrëfyer homoseksualitetin e tij. 

Aktori shprehet se tani është i lirë të flasë për çdo gjë që ka ndodhur në jetën e tij. 

48 vjeçari ka treguar ka qënë i fejuar për 11 vite me një burrë, të quajtur Riccardo, duke e mbajtur të fshehtë për kaq shumë kohë. 

Ai thotë se nuk dëshiron të bëj publike identitetin e tij.

Familja e tij gjithmonë e dinte që ai ishte homoseksual.

"Kam pasur lidhjen time të parë të dashurisë me një djalë të quajtur Riccardo. Isha me të për njëmbëdhjetë vjet.

Unë dhe Riccardo jetonim së bashku, por ishte një situatë e vështirë. Kur miqtë vinin për darkë, ai bënte sikur largohej dhe kthehej më vonë".

Gjithashtu, Gabriel foli edhe për të kaluarën me Eva Grimaldin, duke u shprehur se ishin së bashku për 8 vite, por mes tyre mungonte seksi. 

"Eva dhe unë jetuam tetë vjet bashkë. Ne ishim një çift, mbase gjithçka që na mungonte ishte seksi. Ne e ndihmuam dhe e mbështetëm njëri-tjetrin. E doja aq shumë, por jo ashtu siç njerëzit mund ta imagjinojnë."

Më tej, Garko ka zbuluar se është në një lidhje, por pa treguar asgjë më shumë. /marrë nga Gossip.it/ K.H/Syri.net/ 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco