'E mbajta sekret si shtatzëninë edhe abortin', aktorja flet për herë të parë

'E mbajta sekret si shtatzëninë edhe abortin', aktorja flet për herë të parë

15:52, 02/10/2020

Aktorja britanike, Kate Beckinsale ka zbuluar se ka humbur bebushin e saj në javën e 20-të, duke e vuajtur në fshehtësi këtë dhimbje të madhe, pas abortit më të fundit të Chrissy Teigen.

47 vjeçarja foli në mbrojtje të zgjedhjes së Chrissy-t dhe bashkëshortit të saj John Legend për të ndarë lajmin publikisht, pasi tregoi se si u detyrua të përballonte dhimbjen privatisht, pa e ndarë me askënd.

“Kam vënë re njerëz që shanë e sulmuan Chrissy Teigen se ndau fotot private të bebit pa jetë. A thua sikur ka ndonjë protokoll për të kaluar dhimbjen dhe të paimagjinueshmen.

Disa vite më parë edhe unë kam humbur një fëmijë në javën e 20-të të shtatzënisë. E mbajta sekret si shtatzëninë edhe abortin, duke e vuajtur brenda vetes.

Ndjen pikëllim, turp dhe tronditje. Zemra është e thyer se trupi vazhdon, pas humbjes, të veprojë sikur të kishte një fëmijë për të ushqyer.

Qumështi vjen, por bebi ka ikur. Mund të jetë një periudhë shkatërruese nëse nuk ke pranë një partner mbështetës si Chrissy, për ta kaluar.

Unë mendoj se duhet toleruar shprehja e vuajtjes së njerëzve, sidomos në situata të tilla”.

Aktorja ka një vajzë 21 vjeçare me ish-burrin Michael Sheen.

Chrissy Teigen, njoftoi të mërkurën se kishte humbur në mënyrë tragjike fëmijën e saj të tretë disa ditë pasi u shtrua në spital me hemorragji të rëndë.

Ajo publikoi foto me të voglin e pajetë që do ta quante Jack, në krahë dhe për këtë pati tepër kritika.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco