Chrissy Teigen dhe John Legend sulmohen në rrjete sociale pas fotove tronditëse të abortit

Chrissy Teigen dhe John Legend sulmohen në rrjete sociale pas fotove tronditëse të abortit

13:47, 02/10/2020

Chrissy Teigen donte të bënte publike dhimbjen e humbjes së fëmijës së saj.

Por  fotot e postuara nga modelja morën krititika të forta në rrjete sociale.

Imazhe shumë të forta dhe private të asaj dhimbjeje që ndau me mbi 32 milion ndjekës kanë shkaktuar një debat të fortë shoqëror, midis kritikave dhe duartrokitjeve të atyre që vlerësuan se dëshironin të tregonin veten pa filtra.

"Ne jemi në shok dhe po përjetojmë një lloj dhimbjeje të thellë për të cilën kemi dëgjuar, por nuk e kemi provuar kurrë më parë" shkroi 34 vjeçarja në një mesazh të gjatë dhe zemërthyer në rrjete sociale.

Modelja gjithashtu shtoi se fotot bardh e zi në spital me burrin e saj dëshmojnë momentet e fundit me vogëlushin.

Por në mediat sociale kanë vënë në dyshim sensin e privatësisë dhe modestinë e një dhimbjeje të një momenti dhe të një teme që duhet të mbetet private, e mbrojtur nga vlera e heshtjes.

Shumë të tjerë qëndrojnë në anën tjetër duke u shprehur se e kuptojnë dhimbjen  deri në fund dhe që e kanë provuar: guxim për të qënë kaq i hapur për një çëshjte personale duke ndihmuar të gjithë ata që kanë humbur një fëmijë duke i bërë që mos të ndihen në faj me veten.

Chrissy Teigen nuk e ka për herë të parë publikimin e fotove pa filtra për të cilat ka shkaktuar reagim negativ me ndjekësit e saj.

Për shembull, ne e kemi parë atë duke ushqyer me gji në mediat sociale, duke iu përgjigjur kritikave, duke demonstruar se është një gjest absolutisht i natyrshëm.

Pastaj, ajo u akuzua nga ndjekësit se nuk kishte bërë operacion për të hequr implantet e gjirit, ajo vendosi të tregojë dekoltenë e saj të re dhe shenjat nga operacioni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco