FOTO/ Martohet trashëgimtarja e Lamborghinit, të gjitha detajet nga ceremonia luksoze

FOTO/ Martohet trashëgimtarja e Lamborghinit, të gjitha detajet nga ceremonia luksoze

12:10, 02/10/2020

Të shtunën pasdite ( 26 shtator) në Liqenin e Como Elettra Lamborghini dhe Afrojack u betuan për dashurinë e tyre të përjetshme.

Trashëgimtarja e Lamborghinit zgjodhi një fustan të bardhë me një dekolte mjaft provokuese dhe një vello në kokë.

Çifti i martuar u shfaq shumë i qeshur dhe i ngazëllyer.

 Të ftuarit kishin veshur fustane me ngjyrë pastel për festën e madhe në Villa Balbiano.

Dielli shkëlqeu që në mëngjes dhe ceremonia e martesës së Elettra dhe Afrojack ishte thjesht një ëndërr: lule dhe zbukurimet nga rozë karamele në wisteria, shoqërueset e nuses ishin të veshura të gjitha me blu dhe një kopsht magjepës.

 Tensioni i bashkëshortëve disa ditë para dasmës ishte i lartë, midis dhimbjeve të veshkave për Lamborghini dhe rënieve aksidentale për të dashurin, por ata më në fund kanë shijuar ditën e tyre të paharrueshme.

Ndjekësit e saj ishin në delir kur makina me Lamborghinin mbërriti.

Ata kërkuan autografe dhe fotografi por nusja ndodhej në makinën e blinduar me babanë e saj.

Për të hyrë në vilë ishte ftesa e cila përbëhej nga nuancat e bardha dhe ari e personalizuar për të gjithë të ftuarit.

Mes të ftuarëve të zgjedhur nga Elettra dhe Afrojack ishte gjithashtu dhe David Guetta i cili shkroi në në rrjete sociale:

'Vëllai im i vogël Afrojack është ndoshta njeriu më i lumtur në planet sot falë Elettra Lamborghini. Jam shumë i lumtur për ju dhe ju uroj gjithë lumturinë e botës’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco