Kim Kardashian për Marion: 'Je njeriu më besnik që njoh'

Kim Kardashian për Marion: 'Je njeriu më besnik që njoh'

12:22, 02/10/2020

Dje, me 1 tetor, grimeri i njohur shqiptar, Mario Dedivanovic festoi ditëlindjen e tij të 37.

Nga shumë urimet që ai mori, nga kolegë, miq e fansa, ai i Kim Kardashian ra në sy.

“Urime ditëlindjen për një dhe të vetmin Mario”, ka shkruar ylli televiziv në njërën fotografi.

Ajo po ashtu publikoi edhe një fotografi, të cilën e realizoi nga fillimet e bashkëpunimit të tyre, ku të dy duken shumë ndryshe.

“Të njoh për më shumë se një dekadë dhe je personi më besnik që njoh. Shumë i rrallë ta gjesh! Të dua përgjithmonë”, shkruan Kim. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco