‘Skulpturë’, albumi i Capital T që po bën diferencën

‘Skulpturë’, albumi i Capital T që po bën diferencën

11:36, 02/10/2020

Jemi dëshmitarë që skena muzikore shqipe është stërmbushur me këngëtarë, disa prej të cilëve janë shuar, disa janë ngritur e disa po qëndrojnë konstant në famën e tyre.

Por, të pakët janë artistët që kanë bërë diferencën, e që e bëjnë edhe sot e kësaj dite, shkruan Syri Kosova.

Një artist që vlen të veçohet, mbështetët dhe të vlerësohet është Capital T.

Trimi i meriton këto gjëra, pikërisht për shkak të punës së tij.

Qe kur u bë pjesë e industrisë muzikore, ai punoi fort që të arrijë aty ku është sot. Ndonëse sot ka famë, respekt e dashuri nga njerëzit, Capo nuk po e ndalë punën.

Së fundmi, reperi ka hedhur në Youtube projektin gjigant të paralajmëruar kohë më parë, për të cilin pritja ia ka vlejtur.

Fjala është për albumin ‘Skulpturë’ që menjëherë ka nisur të dëgjohet e të pëlqehet e të shpërndahet nga fansat e tij të shumtë.

Secila këngë e tij vërehet se është e punuar me shumë stil, profesionalizëm dhe duke e treguar anën unike të reperit.

Albume të tilla, Capo duhet të bëjë shpesh, pasi, këto janë vlerë në bagazhin e madh artistik shqiptar.

Më poshtë keni këngët e albumit, secila më e mirë se tjetra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco