‘The Economist’ rendit vrasësit dhe shenjtorët shqiptarë, nga Enver Hoxhaj deri te Era Istrefi

‘The Economist’ rendit vrasësit dhe shenjtorët shqiptarë, nga Enver Hoxhaj deri te Era Istrefi

09:52, 02/10/2020

E nisin me vrasës dhe e përfundojnë me humanistë.

Gazeta me famë botërore “The Economist” ka publikuar një tekst të gjatë të njerëzve shqiptarë që bënë historinë për të mirë dhe për të keq.

E fillon me siç e kanë quajtur ata “mëkatarin” Enver Hoxha, e deri tek shenjtorët duke iu referuar Nënës Terezë.

Krejt kjo, për të arritur tek fama e shqiptareve që sot kanë pushtuar botën.

Rita Ora, Dua Lipa, Ava Max, Bebe Rexha, Era Istrefi, Labinot Gashi janë emrat që u komentuan nga kjo gazetë, për ndikimin që kanë në muzikë.

Për Ritën u tha se ka qenë gjyqtare në ‘X Factor UK’, Dua Lipa ka 55 milionë dëgjues në Spotify, Era Istrefi këndoi në Kupën e Botës FIFA2018, ndërsa, Ava Max dhe Labinot Gashi ndiqen nga e gjithë bota.

Madje, këta ‘trashëgimtarë të muzikës’ siç u quajtën nga ‘The Economist’, përpos Era Istrefit, të gjithë janë rritur në Disaporë.

Gazeta veçoi faktin se si ndonëse Ava Max nga Shqipëria, Bebe nga Maqedonia Veriore dhe këngëtarët tjerë të përmendur nga Kosova, ata nuk kanë harruar as mohuar prejardhjen e tyre.

Koncerti dhe klipi i Ritës në Kosovë dhe postimi që bëri bujë i Dua Lipës me shkrimin ‘Autentik’ u përmenden nga ‘The Economist’ si veprime shumë të mira të bëra nga vajzat shqiptare, shkruan Syri Kosova.

Duas dhe Ritës në shkrim iu përmenden edhe familjet e tyre të cilat ishin elitare në Kosovë, duke u përmendur edhe puna e Dukagjin Lipës si këngëtar.

Pos këngëtarëve, gazeta potencoi edhe intervistën e Petrit Selimit, i cili theksoi edhe rolin e madh që futbollistët shqiptarë e kanë luajtur për përmirësimin dhe ngritjen e imazhit të shqiptarëve në botë.

Shkrimi i ECONOMIST

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco