Mario Dedivanovic feston ditëlindjen dhe ka një arsye të fortë që e bëri të shpërthejë në lot

Mario Dedivanovic feston ditëlindjen dhe ka një arsye të fortë që e bëri të shpërthejë në lot

07:48, 02/10/2020

Artisti i njohur i make up-it, Mario Dedivanovc ditën e djeshme festoi ditëlindjen.

Për artistin me origjinë shqiptare nuk ka patur mënyrë më të mirë për ta festuar këtë ditë se sa me lanciminn e linjës së tij në dyqanet e “Sephora”, aty ku nisi karriera e tij 20 vite më parë.

Ai ka publikuar disa foto, në njërën prej të cilave shihet duke qarë krah nënës së tij.

“Ditëlindja më e mirë. Ekzaktësisht 20 vite më parë u futa për herë të parë tek Sephora me nënën time për të aplikuar për punë”, shkruan Mario. Me sa duket Mario është emocionuar shumë, pasi e ka shprehur edhe më parë se kjo është një ëndërr e bërë realitet për të.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco