Këngëtarja shqiptare Anxhela Peristeri ka zbuluar në programin e ‘E Diell’ se në të kalurën peshonte 85 kilogramë ndërsa peshorja tani tregon 65.
E gjitha, rrëfen Anxhela, u arrit pasi hoqi dorë nga konsumimi i bukës dhe të ushqyerit shëndetshëm.
Anxhela Peristeri: Për të gatuar vetë. Porosis edhe ndonjëherë nga jasht kur jam e lodhur por kryesith vetë.
Ervin Kurti: Kur vij tek ti, unë e shijoj shumë gatimin por ti më bërtet për një gjë mos sill bukë. Po pse.
Anxhela Peristeri: Sepse buka ka gluten, gluteni të frynë.
Ervin Kurti: Po ti deri dje haje bukë.
Anxhela Peristeri: Prandaj isha 85 kilogramë. Ndërsa tani jam 65.
Ervin Kurti: Domethënë ke hequr 20 kile. Do heqësh më?
Anxhela Peristeri: Po them ja tre, katër.
Ervin Kurti: Vetëm bukën ke hequr?
Anxhela Peristeri: Po vetëm bukën.
Ervin Kurti: Gatime bio? Po si ja bën kur ke neps dhe hap frigoriferin?
Anxhela Peristeri: Në përgjithësi marr gjëra që nuk shëndoshem, marr ato. Bëj kunguj në furrë, bulmetrat mua nuk më shëndoshin, sepse jam grupi gjakut 0 pozitiv. Kam edhe fruta të thata, që i kam për uri, funksionojnë.
© SYRI.net