Pas udhëtimeve të shumta bashkë, Eros Grezda dhe Oriola Marashi kanë vendosur të largohen për pak ditë nga njëri-tjetri.
Oriola ndodhet me pushime jashtë vendit me motrën e saj ndërsa Erosi është rikthyer në Kosovë.
Futbollisti ka publikuar ditën e djeshme pamje nga vila e tij në Gjakovë dhe shkruan se pas një viti më në fund ka mbërritur në shtëpi.
Nga pamjet e publikuara në Instastory, shihet se shtëpia e Erosit është arreduar shumë moderne.
Vila e futbollistit ka gjithashtu edhe një pishinë.
© SYRI.net