A e ka fituar Tom Hardy rolin e ‘James Bond-it'?

A e ka fituar Tom Hardy rolin e ‘James Bond-it'?

17:28, 23/09/2020

Në mediat e huaja, përflitet prej disa ditësh që aktori Tom Hardy mund të jetë James Bond-i i ri, që do të zëvendësoi Daniel Craig.

Sipas spekulimeve, 43 vjeçari ka kaluar me sukses çdo audicion.

Të gjitha bastet mbi atë se kush do të jetë ‘Bondi’ i ri janë mbyllur, dhe aktori i filmit ‘Venom’ ka qënë një nga të preferuar për të marrë këtë rol.

Zëdhënësi i Oddschecker, Callum Wilson: ‘Për vite me radhë kemi dëgjuar spekulime se kush do ta zëvendësojë Daniel Craig si James Bond, dhe së fundmi duket se Tom Hardy është njeriu i duhur për këtë rol.’

'Hardy me siguri do të ishte një zgjedhje e popullarizuar  dhe deri më tani ka tërhequr 54% të të gjitha basteve në 24 orë para se të mbylleshin bastet.'

Tom ka qenë një nga favoritët për t'u bërë ‘007’ i radhës në vitet e fundit, dhe zërat kanë qarkulluar se ai do të futet në ‘këpucët’ e Craig, pas filmit të tij të pestë dhe të fundit, ‘No Time To Die’.

Burimi: DailyMail/ Syri.net/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco