Prej 30 vitesh larg vendit, aktorja shqiptare bën gjestin human për shqiptarët në kohën e koronavirusit

Prej 30 vitesh larg vendit, aktorja shqiptare bën gjestin human për shqiptarët në kohën e koronavirusit

08:09, 12/09/2020

Aktorja Zhaklina Dhimojani Blättler, e cila mbahet mend për rolin e saj si Mimoza Llastica, ka bërë një gjest të madh për shqiptarët në periudhën e Koronavirusit.

Përmes ambasadës shqiptare në Bern, Zhaklina ka dhuruar disa respiratorë për spitalin "Shefqet Ndroqi", në ndihmë të të infektuarve me Covid-19.

“Ambasada e RSH në Bernë i shpreh falenderime dhe mirënjohje Z. Blättler, që gjatë këtyre viteve në Zvicër ka dhënë ndihmën e saj në fushën sociale, ka promovuar artin dhe kulturën tonë në Diasporë dhe ka kontribuar me donacione të ndryshme për Bashkinë e qytetit të Himarës, prej nga ajo ka origjinën”, ka njoftuar Ambasada e Shqipërisë në Bern.

ImageImageImage

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco