‘Sadna’ infektohet me Covid, ja si është gjendja shëndetësore e aktores

‘Sadna’ infektohet me Covid, ja si është gjendja shëndetësore e aktores

08:02, 11/09/2020

Aktorja indiane shumë e dashur për publikun shqiptar, e njohur si Sadna tek filmi 'Bidai', është infektuar me Koronavirus. 

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Sara Khan, me anë të një postimi në rrjete sociale.

31 vjeçarja është vetëizoluar në shtëpi. Aktorja ka bërë me dije se fatmirësisht ndihet mirë dhe shpreson të shërohet sa më shpejt.

“Fatkeqësisht sot jam testuar pozitive me koronavirus.

Autoritetet dhe doktorët më udhëzuan të karantinohem në shtëpi. Ndihem mirë dhe shpresoj të shërohem sa më shpejt", ka shkruar ajo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco