U abuzua seksualisht nga producenti,  Lady Gaga flet për personin që i ndryshoi jetën

U abuzua seksualisht nga producenti, Lady Gaga flet për personin që i ndryshoi jetën

22:14, 10/09/2020

Në momentin më të vështirë, Lady Gaga ‘u rindez’ nga gjyshja e saj për të ecur përpara.

Për Lady Gaga-n, familja është shumë e rëndësishme. Por midis antarëve të saj të familjes, ka një person më të veçantë se të tjerët.

Dhe ajo është gjyshja, e cila i ka dhënë Lady Gaga-s një mbështetje të madhe kur ishte në gjendjen e saj më të keqe, saqë këngëtarja e konsideron atë si personin që i ndryshoi vërtet jetën.

Në fillim të karrierës së saj, këngëtarja u abuzua seksualisht nga një producent muzikor, siç zbuloi së fundmi në një intervistë .

Lady Gaga besonte se kurrë nuk mund ta kapërcente atë ngjarje. "Pasi u përdhunova, unë qava në shtratin e gjyshes sime me ditë," tha 34-vjeçarja amerikane për “ophramag.com”. Në një moment ajo ndezi televizorin e dhe e çoi tek MTV dhe më tha ta shikoja. Ishte një këngëtare që po performonte në skenë. Gjyshja ime në atë moment më tha: "Unë do të të lë të qash për pjesën tjetër të ditës, por nesër do të kthehesh dhe do të bësh një ndryshim të vërtetë në këtë botë". Nesër nuk do të ketë më lot ”. Këshilla të mençura që lejuan Lady Gaga të rimarrë forcën për të luftuar.

Gaga gjithashtu foli edhe për motrën e saj të vogël, Natali Germanotta, të cilën e cilësoi si një nga “heronjtë” e saj: “Motra ime. Unë e dua zemrën e saj, mendjen, natyrën, e cila është jashtëzakonisht e mirë dhe e pastër. Aftësia e saj për të qeshur gjatë kohërave të vështira është e jashtëzakonshme.”

Gaga është padyshim një ndër artistet më të suksesshme me famë botërore. Ylli 34-vjeçar lançoi albumin e saj të gjashtë në maj të vitit 2020, Chromatica. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco