I hyri në shtëpi për ta vrarë, ja çfarë ndodhi mes Eminem dhe agresorit

I hyri në shtëpi për ta vrarë, ja çfarë ndodhi mes Eminem dhe agresorit

21:45, 10/09/2020

Sipas një oficeri policie, në muajin prill, jeta e reperit të njohur amerikan Eminem ka qenë në rrezik, pasi një person tentoi që ta vriste.

Ashtu si në lajmet e raportuara më parë, reperi (Marshall Mathers) doli ballë për ballë me një person i cili hyri në shtëpinë e tij në Detroit, Michigan, në orët e para të mëngjesit të 5 Prillit (Eminem u zgjua nga sistemi i alarmit).

Autoritetet pretendojnë se Matthew David Hughes arriti të futet në shtypin e Eminem, duke u ngjitur nga një dritare, të cilën ai e kishte thyer me tullë. Dhe në momentin që u përball me reperin i tha se ishte atje për ta “vrarë atë”.

Hughes u arrestua me akuzën e pushtimit të shtëpisë dhe ka mbetur prapa hekurave që prej asaj kohe.

Oficeri i policisë Adam Hackstock tha në një seancë gjyqësore të mërkurën se reperi në fillim mendoi se Hughes ishte nipi i tij.

Ai nuk ishte i armatosur kur u zbulua në pronën e yllit.

Duke dhënë prova, Z. Hackstock tha: “Kur Z. Mathers e pyeti pse ishte atje, ai u tha nga Z. Hughes se ai ishte atje për ta vrarë atë”, tha oficeri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco