'E bëri të varur ndaj drogës', aktorja futet në burg pas vdekjes së të dashurit

'E bëri të varur ndaj drogës', aktorja futet në burg pas vdekjes së të dashurit

10:17, 10/09/2020

Aktorja Bollywood, Rhea Chakraborty është futur në burg me akuzën se ka blerë drogë për të dashurin e saj, aktorin Sushant Singh Rajput.

34 vjeçari u gjet i vdekur në banesën e tij në Mumbai, në muajin qershor të këtij viti dhe policia deklaroi se ishte një vetëvrasje. 

Familja e aktort ngriti padi ndaj të dashurës së tij, Rhea Chakraborty, duke e akuzuar atë se “e mbështeti për të vrarë veten”.

Ajo i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e familjes së 34-vjeçarit të ndjerë.

Vëllai i Chakraborty, Showik dhe ish-menaxheri i Rajput, Samuel Miranda, gjithashtu u arrestuan javën e kaluar, pasi akuzohet se financuan blerjen e drogës që konsumonte aktori.

Pas vdekjes së tij, mediat raportuan se ai po përballej me probleme të shëndetin mendor.

Por brenda disa ditësh, fokusi u zhvendos tek 28-vjeçarja, e cila u gjend mes një stuhie akuzash, teorish konspirative, thashethemesh dhe akuzash të pakonfirmuara.

Gjithçka nisi pasi babai i Rajput ngriti një padi ndaj saj, i cili mohoi se djali i tij kishte probleme të shëndetin mendor dhe akuzoi aktoren se kishte vjedhur paratë e Rajput.

Chakraborty dhe Rajput janë takuar për herë të parë në verën e vitit 2019./syri.net/

 

Falsely Implicated; Was Living With Sushant Till June 8: Rhea Chakraborty  To SC

Bollywood actor Sushant Singh Rajput during an interview on September 20, 2016 in Mumbai, India.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco