Ai është tejet i komentuar për jetën e tij private.
Seldi Qalliu fillimisht u përfol për lidhjen që kishte krijuar në Big Brother Albania, më pas për fejesën me Dafina Zekën dhe së fundmi ishte i fejuar me këngëtaren Mimoza Shkodra.
Por mesa duket, Seldi paska gjetur sërish dashurinë.
Këtë gjë e ka konfirmuar vetë ai, përmes një postimi në Instagram ku shihet duke e puthur të dashurën, Sindin.
Lidhja e tyre, bëhet publike publike pikërisht në ditëlindjen e saj.
"Edhe 100 zemra ime. Të dua shumë", shkruan Seldi.
© SYRI.net