Dorëhiqet drejtori ekzekutiv i Agjencisë Kosovare të Privatizimit

Dorëhiqet drejtori ekzekutiv i Agjencisë Kosovare të Privatizimit

16:55, 18/09/2024

Drejtori ekzekutiv i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Arben Limani, sot ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Kjo është bërë e ditur nga vetë AKP-ja, përmes një komunikate për media, ku thuhet se gjatë mbledhjes së mbajtur sot, Limani ka njoftuar Bordin e Drejtorëve për vendimin e tij të dorëheqjes.

Ndryshe, përveç njoftimit për dorëheqjen e Limanit, gjatë kësaj mbledhjeje, Bordi i Drejtorëve ka shqyrtar dhe miratuar 31 rastet rekomanduese nga Divizioni i Shitjes Direkte.

Njoftimi i plotë i AKP-së:

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Prishtinë – Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e rregullt me ç‘rast diskutoi dhe u informua për një sërë çështjesh të rëndësishme që prekin aktivitetet e Agjencisë dhe zhvillimet e fundit në procesin e privatizimit.

Gjatë kësaj mbledhje, Bordi i Drejtorëve i shqyrtoi dhe i miratoi 31 rastet rekomanduese nga Divizioni i Shitjes Direkte (17 aprovime dhe 14 refuzime).

Gjatë kësaj mbledhje, z. Arben Limani ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit Ekzekutiv (DE) duke e njoftuar Bordin e Drejtorëve në mbledhje zyrtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco