Dogana jep tender në vlerë gati gjysmë milioni euro për furnizim me tri automjete të reja të blinduara

Dogana jep tender në vlerë gati gjysmë milioni euro për furnizim me tri automjete të reja të blinduara

20:16, 20/08/2024

Dogana e Kosovës ka dhënë një tender në vlerë gati gjysmë milioni euro për furnizim me tri automjete të reja të blinduara.

Këto automjete duhet të jenë vit i prodhimit 2023-2024 dhe të jenë të papërdorura.

“Në kuadër të çmimit ofertues OE duhet te përfshijë shërbimin e të gjithë mirëmbajtjes së automjetit (vaji dhe të gjithë filtrat, punën e dorës) për periudhën që automjeti është nën garancion”, theksohet ndër të tjera në dosje tek specifikacionet.

Edhe dritaret thuhet se duhet të jenë me xhama anti-plumb për mbrojtje kundër plumbave dhe shpërthimeve.

“Operatori Ekonomik do të dorëzojë Certifikatën ose atestin për blindim të veturës;  Operatori Ekonomik duhet të sjellë licencën e kompanisë që e ka bërë blindimin; Operatori Ekonomik duhet të ketë autorizim nga prodhuesi ose dileri për shitjen e veturës; Operatori Ekonomik duhet të dorëzojë garancionin e prodhuesit të veturës të prodhuesit ose dilerit.
Operatori Ekonomik do të garantojë për blindimin e veturës”, thuhet në dosje.

Kontrata i është dhënë me negocim kompanisë “PRICOM” SH.P.K, për 473 mijë e 367 euro.

Nënshkrimi i saj është bërë dje, derisa kohëzgjatja e kontratës është për 12 muaj.

Vlera e parashikuar për këtë kontratë ka qenë 600 mijë euro. Tenderi me çmimin më të ulët ka qenë ky, ndërsa me çmimin më të lartë 825 mijë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco