Shteti ndan afro 500 mijë euro për të ngrohur policinë me pizhama dhe çorape termike

Shteti ndan afro 500 mijë euro për të ngrohur policinë me pizhama dhe çorape termike

10:57, 29/05/2024

Policia e Kosovës pritet së shpejti të pajiset me pizhama dhe çorape termike. Zyra e prokurimit e policisë ka hapur tender për t’u siguruar veshje të “ngrohta” për sezonin e dimërit.

Në dosjen e tendertit të publikuar në platformën online E-prokurimi po kërkon 2 mijë e 355 palë pizhama termike për meshkuj dhe 45 palë të tilla për femrat police.

Vlera e paraparë e këtij tenderi është 465 mijë euro.

Sipas kërkesës së prokurimit të policisë pizhamet dhe çorapet duhen të jenë termike.

Ndryshe kryeministri i Kosovës Albin Kurti  pati deklaruar deklaruar se secili pjesëtar i njësiteve përkatëse të policisë,  ka pajisje në vlerë prej afro 10 mijë eurosh.

Teksa kishte deklaruar se të ardhurat mesatare të shumicës dërrmuese të pjesëtarëve të  disa njësiteve sivjet kanë shkuar mbi 2.200 euro në muaj (paga bazë plus shtesat).

Ai pati thënë se se do ta kenë edhe shtesën e rrezikshmërisë prej 150 eurosh në muaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco