'Hambarët bosh të grurit' Kurti tregon pse u rrit çmimi i bukës në Kosovë

'Hambarët bosh të grurit' Kurti tregon pse u rrit çmimi i bukës në Kosovë

20:47, 09/11/2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se qe dy herë që bëhet kryeministër i gjen të zbrazëta rezervat shtetërore.

Ai në një tubim në Gjilan tha se rezervat shtetërore kanë funksionin e imunizimit të Qeverisë.

“Unë qe dy herë jam kryeministër e qe dy herë rezervat shtetërore janë të zbrazëta. Shtet pa rezerva. Rezervat shtetërore në njërën anë mundësojnë blerjen e prodhimit bujqësor ndërkaq në anën tjetër na mbrojnë nga ndryshimet e çmimeve në tregun ndërkombëtar. Ta zëmë kur ndryshon çmimi i miellit në bursat ndërkombëtare, kur e ke grurin në hambarët e rezervave shtetërore nuk ndryshon çmimi i bukës te ti.”, shtoi ai.

I pari i Qeverisë ka kritikuar qeveritë e mëhershme për atë çka kanë bërë me rezervat shtetërore.

“A dinë si i bie kjo çfarë kanë bërë qeveritë e mëhershme, është sikur me shti dru në koftor e nuk ki dritare hiç. Paramendone këtë situatë, ti djeg dru, por temperatura që është jashtë të hyn brenda menjëherë, se nuk ki dritare. E shteti është shtëpia e popullit, duhet me ja qitë dritaret. Në kuptimin ekonomik, rezervat shtetërore e kanë funksionin e imunizimit të ekonomisë”, tha ai.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco