Zalli tregon se kur do t'u rimbursohen milionat e Trustit atyre që tërhoqën 10 për qind

Zalli tregon se kur do t'u rimbursohen milionat e Trustit atyre që tërhoqën 10 për qind

12:11, 03/11/2021

Rreth 120 milionë euro do t`iu rimbursohen qytetarëve kosovarë në pesë vitet e ardhshme për tërheqjen e 10 përqindëshit nga Trusti, shkruan Syri.net Kosova.

Në raportimin e Bordit dhe drejtorit të Fondit të Kursimeve Pensionale në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, u tha se tërheqja e këtyre mjeteve nuk e ka rrezikuar likuiditetin financiar.

Lidhur me investimet e Trustit në tregun ndërkombëtar, drejtori Adrian Zalli tha se në Evropë është tregu me i sigurt.

Drejtori i Trustit, pohoi se këtë vit ka edhe rritje të kontribuuese aktiv në Fondin e Kursimeve Pensionale.

"Këtë vit janë rreth 400 mijë kontribuues aktiv, zakonisht në kohën kur ka zgjedhje KQZ angazhon komisioner dhe vëzhgues dhe rritet kontribuuesit aktiv", tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco