Bruksel/Krasniqi takon drejtorin e CEFTA-s, kërkon heqjen e emërtimit 'UNMIK-Kosovo'

Bruksel/Krasniqi takon drejtorin e CEFTA-s, kërkon heqjen e emërtimit 'UNMIK-Kosovo'

18:41, 15/10/2020

Ministri i Tregtisë? dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, po zhvillon një vizitë zyrtare në Bruksel, ka takuar drejtorin e CEFTA-s, Emir Gjikiq, me të cilin ka biseduar për ndikimin e pandemisë? në fushën e tregtisë?, barrierat dhe obligimet që kanë shtetet nënshkruese të CEFTA-s, shkruan Syri.net Kosova.

Krasniqi ka shprehur qëndrimin e tij dhe të qeverisë sa i përket zbatimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, me ç’rast ka potencuar faktin se shumë prej tyre nuk po zbatohen nga Serbia.

Gjithashtu, vlen të theksohet, se ministri Krasniqi, në këtë takim ka kërkuar që emërtimi “UNMIK-Kosovo” të hiqet dhe të jetë vetëm Kosova, po ashtu, të zbatohet marrëveshja për shenjën e konfirmitetit dhe të njihen kualifikimet profesionale.

Postimi i plotë:

Bashkë me Ambasadorin e Kosovës në Belgjikë, Astrit Zemaj, takuam sot në Bruksel drejtorin e CEFTA-s, Emir Djikiç me të...

Posted by Vesel Krasniqi on Thursday, October 15, 2020

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco