Mbi 36 mijë aplikime për pronësi industriale që nga viti 2007 në Kosovë

Mbi 36 mijë aplikime për pronësi industriale që nga viti 2007 në Kosovë

15:38, 15/10/2020

Përfaqësuesit e Agjencisë për Pronësi Industriale të Kosovës (API) pritën në takim përfaqësuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale të Shqipërisë (DPPI), me të cilët biseduan për forcimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit, si dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet dy vendeve në fushën e pronësisë industriale.

Me këtë rast, Nezir Gashi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë për Pronësi Industriale të Kosovës, e cilësoi si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin me Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale të Shqipërisë. Ai theksoi se shkëmbimi i përvojave në mes këtyre dy institucioneve është ndihmesë e madhe për zhvillimin e mëtutjeshëm të kësaj fushe në të dyja vendet.

Gashi bëri të ditur se nga fillimi i vitit 2007 e deri më sot kjo agjenci ka pranuar 36 mijë e 80 aplikime për pronësi industriale, si: patenta, marka tregtare etj.
Ndërsa, drejtoresha e përgjithshme për Pronësi Industriale e Shqipërisë, Ledina Beqiraj Agalliu u zotua se do të vazhdojnë mbështetjen dhe bashkëpunimin me API-në.

Ajo theksoi se organizimi i trajnimeve për stafin, aktivitetet promovuese, shkëmbimi i përvojave ndërmjet dy institucioneve do të jenë vetëm disa nga veprimet mbështetëse për avancimin e Kosovës në fushën e pronësisë industriale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco