Pandemia përgjysmoi numrin e udhëtarëve në aeroportin e Prishtinës

Pandemia përgjysmoi numrin e udhëtarëve në aeroportin e Prishtinës

16:01, 13/10/2020

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ka 57.56% më pak fluturime në shtator të 2020, në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar.

Pandemia COVID-19 që ka prekur gjithë botën pati një ndikim negativ edhe në transportin ajror, ku është shënuar ulje e madhe si në transportin e mallrave, ashtu edhe të pasagjerëve.

Kjo është ndjerë edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Bujar Gashi, zyrtar për marrëdhënie me publikun në këtë aeroport ka treguar për Metron se si qëndron dallimi i muajit shtator të vitit 2019 me atë të vitit 2020.

“Në shtator të vitit 2019 në total ka pasur 1494 aterime dhe fluturime nga Aeroporti Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Ku gjithashtu gjatë këtij muaji po në 2019, kanë udhëtuar 200532 pasagjerë. Ndërkaq në shtator të vitit 2020 aterim edhe fluturime në total kanë qenë 634, derisa numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar është 78285″, ka thënë Gashi .

Tutje ai ka bërë të ditur se aterimet dhe fluturimet e aeroplanëve në Aeroport në shtator të 2020 janë -57.56% krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar. Gjithashtu edhe numri i udhëtarëve është -60.96% në krahasim me vitin e kaluar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco