OAK i prezanton kryetares së Kuvendit gjendjen e rëndë të biznesit

OAK i prezanton kryetares së Kuvendit gjendjen e rëndë të biznesit

14:19, 13/10/2020

OAK theksoi faktin se Ligji aktual për Rimëkëmbje Ekonomike nuk i zgjidhë problemet e bizneseve.

 

Vështirësitë e bizneseve si pasojë e pandemisë, përfshirja e kërkesave të bizneseve në Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, krijimi i Komisionit Parlamentar, i cili do të trajtojë çdo ligj dhe të bëjë harmonizimin mes tyre në mënyrë që të njëjtat të mos bien në kundërshtim me njëra tjetrën, kërkesat e OAK-ut për ndryshim/plotësimin e disa ligjeve specifike, përkrahja nga ana e shtetit dhe ulja e normës së interesit nga BQK, ishin disa nga pikat kyçe të cilat Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) i diskutoi gjatë takimit të sotëm me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Përgjatë këtij takimi OAK i shprehu shqetësim kryetares Osmani për gjendjen e rëndë të të bërit biznes si rezultat i pandemisë dhe mos reagimit të Kuvendit në përputhje me këtë gjendje e cila po rezulton me largim masiv të punëtorëve, falimentimin e biznesit dhe ulje të madhe të buxhetit të shtetit.

Si rezultat i kësaj, OAK bazuar në vizitat e vazhdueshme që po i bënë në teren dhe aktivitetet e saj i shpalosi kërkesat e bizneseve duke kërkuar nga Kryetarja, ashtu siç është duke kërkuar nga çdo institucion tjetër shtetëror, që të trajtohen me urgjencë këto kërkesa.

OAK theksoi faktin se Ligji aktual për Rimëkëmbje Ekonomike nuk i zgjidhë problemet e bizneseve. Për këtë arsye OAK, ka dërguar edhe rekomadimet të cilat i kemi bërë në kordiminim me sektorin e biznesit. Këto rekomandime i kemi dërguar disa herë me radhë në institucionet përkatëse si në Qeveri ashtu edhe tek deputetët, të cilat i kemi shpërndarë në mënyrë fizike, përmes postës elektronike, postës fizike e të cilat deri më tani nuk janë marrë në konsideratë.

Anëtari i bordit Hamdi Malushaj, potencoi faktin se nuk mund të krijohen ligje për bizneset e pa prezencën e bizneseve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco