QKUK blen mbulesa për shtretër, kjo është kompania që e fitoi tenderin

QKUK blen mbulesa për shtretër, kjo është kompania që e fitoi tenderin

12:22, 13/10/2020

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës do të shpenzojë rreth 150 mijë euro për tu furnizuar me mbulesa për shtretër.

Kështu thuhet në njoftimin për kontratë të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurorimit Publik

Sipas këtij njoftimi, për të kryer këtë furnizim kishin dorëzuar ofertat nëntë kompani, por që në fund fituese është shpallur kompania “AlerTex ” SH.P.K.

Vlera e përgjithshme e kontratës është 148 mijë e 619 euro, derisa nënshkrimi i saj është bërë më 30 shtator.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco