Rimëkëmbja e zbehtë e qeverisë Hoti mbi kurrizin e bizneseve kosovare

Rimëkëmbja e zbehtë e qeverisë Hoti mbi kurrizin e bizneseve kosovare

11:55, 13/10/2020 Nga Dardan Gashi

Pas gjashtë dështimesh, në Kuvendin e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arritur të votohet Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, që më 22 korrik u miratua në Qeverinë e Kosovës, kap vlerën prej 385 milionë eurosh.

Ky projektligj synon që përmes politikave fiskale dhe monetare, të ndihmohen bizneset, pas humbjeve të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.

Por, përmbajtja e këtij Ligji nuk kaloi pa u kritikuar.

Ani se u miratua në Kuvend, vonesa e shkaktuar, shkaku i mungesës së votave dhe përmbajtja e saj, sipas ekonomistëve po cilësohet e pamjaftueshme që ekonomia kosovare të ia shoh ‘hajrin’

Eksperti financiar, Florin Aliu, për Syri.net Kosova, thotë se mbështetja e Qeverisë me 60 milionë euro për pagat e sektorit privat nuk është e drejtë.

“Në thelb kjo nuk është e drejtë, pasi që 60% e të ardhurave të buxhetit të Kosovës vijnë nga TVSH, dhe TVSH paguhet nga të gjithë qytetarët (ata që kanë punë dhe ata që nuk kanë). Për më tepër, nuk është e sigurt nëse pronarët e firmave private do t'i paguajnë këto para për punonjësit e tyre”

Kjo pasi, sipas tij, të gjithë e dinë që një numër i konsiderueshëm i firmave në Kosovë nuk bëjnë pagesa të rregullta për punonjësit e tyre, nuk paguajnë taksa, publikojnë pasqyra financiare të rreme, etj.

Aliu ka kritikuar edhe për Fondin Kosovar për Garanci Kreditore, ku sipas tij, ky fond do të mbulojë huatë për ato firma që tashmë janë krijuar mirë, mbajnë likuiditet të mirë dhe gjenerojnë fitime, por, nuk siguron që bankat do të japin hua për ekonominë pasi bankat shikojnë ekonominë si po ecën.

“Nëse qeveria synon të ndihmojë biznesin që ka probleme financiare, ky fond nuk e siguron atë gjë pasi bankat do të japin hua vetëm për bizneset e shëndetshme. prandaj qeveria duhet të shikojë për të përmirësuar ekonominë dhe jo për të mbuluar huatë me probleme të bankave komerciale në Kosovë”

Eksperti financiar, Florin Aliu, duke folur për masën tjetër, atë të tërheqjes së 10 përqindëshit të kursimeve nga Trusti, ka vlerësuar se ato nuk do të kenë impakt direkt.

 

“Kjo politikë po tregon që shumica e kontributdhënësve mund të i terheqin nga 10 euro, ndërsa ata me të ardhura të larta edhe nëse i terheqin nuk do ti shpenzojnë por do ti depozitojnë në banka.

 

Kritikë për mënyrën se si po provohet të përdoren fondet e TRUST-it, nga ana e Qeverisë, kanë dalur edhe shumë njohës të ekonomisë.

Profesori i ekonomisë, Musa Limani për Syri.net Kosova, tha se Qeveria e Kosovës së bashku me Bankën Qendrore, duhet të bëjnë reforma rrënjesore në politikën monetare-kreditore.

Hap i parë në këtë drejtim që duhet bërë Banka Qëndrore dhe Qeveria e Kosovës, është që të kthehen mjetet e Trustit të pensioneve dhe të Fondit të privatizimit në sistemin bankar të Kosovës. Për realizimin e këtij qëllimi, Qeveria duhet proceduar urgjentisht formimin e infrastrukturës juridike, duke i ndryshuar ligjet që rregullojnë mbajten e këtyre mjeteve dhe deponimin e tyre në Bankën Qendrore të Kosovës, pa ua ndryshuar destinimin.

Limani thekson se mbajtja e këtyre mjeteve që kap vlerën mbi tre (3) miliardë euro, jashtë sistemit bankar të Kosovës, jo vetëm që paraqet absurditet, por, është edhe e pajustifikuar dhe nga aspekti ekonomik, i papranueshëm.

 “Shikuar nga aspekti dhe logjika ekonomike, një gjë e tillë është e papranueshme dhe jashtë parimeve të veprimit të ekonomisë së tregut, përkatësisht ligjëshmërive ekonomike, e nga aspekti juridik e pajushtifukeshme, që mjetet e qytetarëve dhe ekonmisë të Kosovës të futen në funksion të zhvillimit ekonomik të vendeve nëfondacionet që mbahen këto mjete. Kjo, aq më parë kur tani edhe ekonomia e vendeve ku mbahen këto mjete, përballet me probleme zhvilimore dhe mund të vij deri të rënia e vlerës së akcioneve dhe të humbasin ato, siç kemi pasur raste para disa viteve ku mjetet e Trustit të pensionistëve u zhvlerësuan me qindra miliona euro”

Sipas tij, vlera e këtyre mjeteve nuk është e vogël për tregun e kapitalit të Kosovës dhe nuk ka kurrfarë arsye dhe logjike që këto mjete edhe më tej të mbahen jashtë sistemit bankar dhe të mos hynë në funksion të zhvillimit ekonomiko-shoqëror të Kosovës.

Ndërsa, ish-zv.ministri Edison Jakurti, thotë se ka shumë pabarazi në idenë e tërhqjes së 10 përqindëshit të kursimeve nga Trusti.

Ai thekson se mbi 50 përqind e vlerës së tërhequr, mund të shkojë tek afër 20 përqind e njerëzve të pasur, kurse, pjesa tjetër rreth 80 përqind tek shtresa e varfër, ajo e cila ka nevojë më së shumti.

Skenarët janë këta: a)Nëse të gjithë kontribuesit tërheqin limitin e ulët, 77.7% (rreth 77.5 milionë) gjithë vlerës së tërhequr do të shkojë për 17.9% kontribuesit më të pasur, ndërsa 80.1% e kontributdhënësve më të varfër do të marrin vetëm 22.3% (rreth 22.7 milionë) të vlerës së tërhequr;

b) Nëse të gjithë kontribuesit tërheqin shumën në mes, 62.5% (rreth 116.2 milionë) e gjithë vlerës do të shkojë për 17.9% kontribuesit më të pasur, ndërsa 80.1% e kontribuesve më të varfër do të marrin vetëm 37.5% (rreth 69.6 milionë) të vlerës së tërhequr;

c) Nëse të gjithë kontributdhënësit tërheqin limitin e lartë, 56.4% (rreth 155 milionë) e gjithë vlerës do të shkojë për 17.9% kontribuesit më të pasur, ndërsa 80.1% e kontribuesve më të varfër do të marrin 43.6% rreth 120 milionë).

 

Kujtojmë se vonesat dhe loja me vlerat milionëshe për rimëkëmbje ekonomike, për fat të mirë nuk e ndali intervenimin e Diasporës kosovare, e cila edhe pse e prekur direkt nga pandemia, me anë të remitencave, ka arritur që edhe njëherë të iu dal krah qytetarëve dhe bizneseve kosovare.

Sipas të dhënave të publikuara nga BQK, në periudhën janar-korrik 2020, nga Diaspora kanë hyrë në Kosovë përmes sistemit bankar, 526 milionë Euro ose 47 milionë Euro më shumë se sa gjatë vitit 2019.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco