Hoti paralajmëron ditë të mira për prodhuesit vendorë....fermerët derdhin qumështin...

Hoti paralajmëron ditë të mira për prodhuesit vendorë....fermerët derdhin qumështin...

10:34, 13/10/2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka gëzuar prodhuesit vendor duke paralajmëruar se ditë të mira po vijnë për ta.

Hoti zgjodhi llogarinë e tij në Facebook, për të njoftuar për dyfishimin e subvencioneve e feremerëve dhe bujqëve vendas.

“Dyfishimi i subvencioneve për bujqit dhe fermerët ishte premtim i yni që në ditët e para të qeverisjes”, ka shkruar kryeministri.

Hoti i ka publikuar edhe ndryshimet se si do të rriten subvencionimet gjatë kësaj Qeverie.

Kujtojmë se, ditë më parë ishin fermerët kosovarë ata të cilët protestuan rrugëve të kryeqytetit, duke derdhur qumështin, shkaku i mos përkahjes nga institucionet shtetërore, të cilat lejuan që në treg të mibzotërojnë edhe produkte të cilat kishin në përbërje vajin e palmës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco