'Ekonomisë po i jepet një infuzion financiar'

'Ekonomisë po i jepet një infuzion financiar'

08:00, 13/10/2020

Analisti Fadil Hoxha, thotë se me tërhqjen e 10 përqindëshit nga TRUSTI, do të i jepet një 'infuzion financiar' Kosovës.

Hoxha, përmes një shkrimi në Facebook, thotë se nëse tërhiqen 100 milionë euro mund t'a marrim me mend se pjesa më e madhe shkon në konsum, një pjesë si investime dhe një pjesë te shpenzimet qeveritare (si rezultat i vjeljes më të madhe të taksave)

Shkrimi i plotë:

Kur përmenden paret nga Trusit dhe ndikimi në "kërkesën agregate" duhet me e shpjegu se çka nënkupton kjo shprehje.
Kërkesa agregate (Aggregate Demand) në fakt shpreh Bruto prodhimin vendor (BPV) në një vend.
Formula e Kërkesës agregate është:
AD = C + I + G +Nx
Ku:
AD = Kërkesa agregate
C = Konsumi
I = Investimet
G = Shpenzimet qeveritare
Nx (Eksport - Import) = Neto eksporti
Pra, nëse supozojmë që tërhiqen nja 100 milionë euro mund t'a marrim me mend se pjesa më e madhe shkon në konsum, një pjesë si investime dhe një pjesë te shpenzimet qeveritare (si rezultat i vjeljes më të madhe të taksave).
Efekti tjetër është i asaj që quhet "multiplikim i BVP" e sa do të jetë multiplikimi kjo varet nga faktorë të tjerë, që në anglisht i thonë MPC (Marginal propensity to consume) apo "prirja margjinale (shtesë) për konsum".
Do me thënë që ekonomisë i jepet një "infuzion financiar" i cili ka efekte edhe më tej se vlera monetare që përdoret, sidomos për faktin që ato mjete janë jashtë shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco