Ja çfarë përfitojnë gastronomet nga Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike

Ja çfarë përfitojnë gastronomet nga Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike

19:01, 12/10/2020

Pas kalimit në lexim të parë të Projektligjit për Rimëkëmbje, ka reaguar edhe Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, shkruan Syri.net Kosova.

"Natyrisht, kjo është bërë e mundur me presionin dhe kërkesat e parashtruara nga ana e SHGK – së, pasiqë në Kosovë kemi shumë sektorë të tjerë që nuk janë prekur nga ky Projektligj, e që nuk kanë përfituar. 

Çfarë veçojmë ne me prioritet nga ky Projektligj, kemi Nenin 7 dhe Nenin 9. Neni 7 i këtij Projektligji, tashmë do të renditë në nënparagrafin 2.14 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, nga norma standarde prej tetëmbëdhjetë përqind (18%) në atë të reduktuar prej tetë përqind (8%), për furnizimet e hoteleve, restoranteve dhe shërbimeve të ushqimit. Neni 9 i këtij Projektligji, pas paragrafit 8, do të shtohet paragraf i ri me numrin rendor 9 në nenin 38 të Ligjit Nr. 06/L-105 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, që me qëllim të rimëkëmbjes ekonomike, Ministri i Financave ka në diskrecion dhe mund të shtyjë afatin e pagesës së tatimeve tremujore deri në dy (2) vite. Këto dy dispozita ligjore, që pritet të fuqizohen, janë një mbështetje e dukshme për sektorin tonë", thuhet në reagimin e SHGK-së.

Postimi i plotë:

Sot, në përpjekjen e shtatë, kaloj në lexim të parë Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike. Kalimi i këtij Projektligji...

Posted by Shoqata e Gastronomeve të Kosovës on Monday, October 12, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco