Pakoja 365 milionë euro, po cilësohet e vonuar por injektim real për ekonominë

Pakoja 365 milionë euro, po cilësohet e vonuar por injektim real për ekonominë

14:03, 12/10/2020

Aleanca Kosovare e Bizneseve e mirëpret votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike në vlerë 365 milion euro si injektim i vetëm dhe konkret për sektorin privat.

AKB e vlerëson si hap të vonuar të deputetëve të  Kuvendit të Koosvës të cilët sot votuan këtë Projektligj pas tentimit të Qeverisë së Koosvës për të shtatën herë duke e kuptuar më në fund rëndësinë e mbështetjes së ekonomise, qytetarëve, bizneseve dhe prodhuesve vendorë, por edhe rrezikun për stabilitetin makrofiskal duke i rrezikuar edhe vet pagat e sektorit publik.

Ekonomia e Koosvës po kalon nëpër sfidat e kohës së Pandemisë ekonomike, për te cilën po e rëndon edhe më shumë pandemia politike e cila e ka përgjegjësin kryesore për të siguruar mirëqenie për qytetarë dhe biznese duke aprovuar ligje për rimëkëmbje tëëekonomisë dhe zhvillimit të saj pa hezitim e ngarkesa politike qe po e shkatërrojn ekonomin, prodhimin dhe eksportin dhe duke rritur papunësinë ne vend.

AKB shpreson se tejkalimi i Pandemisë politike është mundësi  reale për miratimin dhe ratifikimin e ligjeve në të mirë të ekonomisë dhe Prodhuesve Vendor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco