Trusti tregon se kur mund t'i tërhiqni paratë e 10 përqindëshit

Trusti tregon se kur mund t'i tërhiqni paratë e 10 përqindëshit

11:35, 12/10/2020

Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike i propozuar nga Qeveria e Kosovës pas gjashtë dështimesh ka arritur të votohet me  64 pro ka arritur të votohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike do t’u mundësonte qytetarëve kontributpagues të tërheqin 10 për qind të mjeteve nga llogaria e tyre në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Deri më tani, vlera e mjeteve në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës ka arritur në mbi 2 miliardë euro me rreth 690 mijë kontributpagues.

Nga Trusti Pensional përmes një njoftimi në Facebook, kanë sqaruar se pa u votuar në leximin e dytë, nuk mund të ndodh tërheqja e mjeteve.

"Ligji i rimëkëmbjes ekonomike që mundëson tërheqjen prej 10%, ka kaluar sot (12.10.2020) në lexim të parë.Parlamenti duhet të kalojë ligjin edhe në leximin e dytë.Pas leximit të dytë ligji duhet të dekretohet nga Presidenti.Në momentin që dekretohet ligji nga Presidenti, detajet për aplikim do të bëhen të ditura në mjete të informimit" thuhet në njoftim

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco