Kosovarët  kredi deri në 'fyt' me mbi 3 miliardë euro

Kosovarët kredi deri në 'fyt' me mbi 3 miliardë euro

20:02, 10/10/2020 Nga B. T

Qytetarët e bizneset e Kosovës janë të zhytur në kredi  e shumë nga ata thuajse nuk po munden asesi ti paguajnë.

Ata po marrin kredi për për t'i zgjidhur disa probleme  e nevoja të natyrshme familjare, personale e biznesore. 

Shifra e kredive arriti në mbi tre miliardë euro, derisa pandemia ka shkaktuar edhe më shumë problemet e ku parashihet të ketë pasoja jo të pakta.

Qytetarët e  bizneset kredit po i shohin si zgjidhje  e të cilat po detyrohen të marrin. 

"Syri.net",  mëson nga Banka Qendrore se kreditë e sektorit bankar për të katërtin vit me radhë u karakterizuan me rritje vjetore dyshifrore. Në vitin 2019, portofoli kreditor u zgjerua për 10.0 përqind, përderisa vlera e gjithsej kredive arriti në 3.03 miliardë euro.

Përmirësimi i ofertës kreditore nga bankat, kryesisht përmes uljes së normës mesatare të interesit në kredi dhe zgjatjes së maturitetit të kredive, kontribuoi në rritjen e kreditimit gjatë viti. Faktorë tjerë me ndikim në dinamikat e kreditimit ishin përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë së portofolit kreditor, likuiditeti i mjaftueshëm dhe konkurrenca bankare që luajtën rol kyç në zgjerimin e aktivitetit kreditor të bankave në këto tri vitet e fundit.

Kreditë ndaj ndërmarrjeve në vitin 2019 shënuan rritje vjetore prej 9.8 përqind (figura 20). Kreditimi ndaj pothuajse të gjithë sektorëve ekonomikë shënoi rritje, me përjashtim të sektorit të tregtisë që shënoi rënie vjetore margjinale prej 0.5 përqind. Sektorët që shënuan rritje më të theksuar të kreditimit gjatë vitit 2019 ishin sektori i prodhimit, i shërbimeve financiare dhe i ndërtimit (19.9 përqind, 17.2 përqind, përkatësisht 8.7 përqind).

Kreditë e reja ndaj ndërmarrjeve në vitin 2019 shënuan rritje vjetore prej 9.7 përqind, ku të gjitha nënkategoritë e kredive të reja u karakterizuan me rritje. 

Struktura e kredive të ndërmarrjeve sipas veprimtarive ekonomike vazhdon të mbetet e dominuar nga kreditë e destinuara për sektorin e tregtisë, pasuar nga ato për prodhimtari dhe ndërtimtari.

Ndër faktorët që mbështetën kreditimin për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në vitin 2019 ishte edhe Fondi Kosovar për Garanci Kreditore, shfrytëzimi i të cilit ka shënuar trend të vazhdueshëm të rritjes. 

Numri kumulativ i kredive të bankave për NVM-të, të garantuara nga FKGK, arriti në 4,052 në fund të vitit 2019 (2,262 në fund të vitit 2018). Shuma totale e kredive të garantuara në vitin 2019 shënoi 156.3 milionë euro, një numër pothuajse i dyfishuar kundrejt vlerës së garantuar prej 87.2 milionë euro në vitin paraprak. Struktura e kredive të garantuara është përfaqësim i strukturës së përgjithshme të kredive të sektorit bankar, me ç’rast dominojnë kreditë për sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë, të pasuara nga sektori i shërbimeve dhe ai i prodhimit. 

Sektori i bujqësisë, pylltarisë dhe peshkatarisë kishte përfaqësim prej 10.0 përqind në gjithsej portofolin e kredive të garantuara, që paraqet rritje të peshës krahas përfaqësimit prej 7.0 përqind në vitin paraprak. Prospektet pozitive të rritjes së vlerës së FKGK-së dhe fokusimit në mbështetjen e sektorëve specifikë me qasje më të vështirësuar në financa siç është sektori i bujqësisë, pritet të reflektohen në rritjen e mëtejme të kreditimit për NVM-të në përgjithësi dhe sektorë të caktuar në veçanti. 

Kreditë për ekonomitë familjare, të cilat në vitet e fundit kanë rritur peshën në strukturën e gjithsej stokut të kredive (36.3 përqind në vitin 2019), për të pestin vit me radhë shënuan rritje të theksuar dyshifrore. Në vitin 2019, kreditë ndaj ekonomive familjare shënuan rritje vjetore prej 10.4 përqind, që paraqet ngadalësim të rritjes krahasuar me vitin e kaluar (rritje vjetore prej 11.2 përqind).

Ritmi i ngadalësuar i rritjes së kredive për këtë kategori mund t’i atribuohet rënies së kredive të reja gjatë kësaj periudhe, të cilat shënuan rënie prej 1.0 përqind në vitin 2019 kundrejt rritjes vjetore prej 7.1 përqind në vitin 2018. Kategoria e kredive të reja konsumuese shënoi rënie vjetore, përderisa ajo e kredive të reja hipotekare shënoi rritje të theksuar gjatë vitit 2019.

Kryetari i organizatës Konsumatori Selatin Kaçaniku, tha për "Syri.net" se në kohë e rrethana të përshtatshme e normale qytetari konsumator është ngarkuar me kredi për t'i zgjidhur disa probleme/nevoja të natyrshme familjare, personale, biznesore. 

Sipas tij nën “pushtimin: e COVID 19 rrethanat kanë ndryshuar. Me rritjen e papunësisë e uljen e mirëqenies sociale janë shtuar brengat/telashet e kredimarrësve.

Disa nga asociacionet e bizneseve dhe disa biznese vuajnë nga mungesë e etikës dhe ndjenja e korrektësisë. Ato vazhdimisht i bëjnë presion Qeverisë duke mos dashur ta dijnë realitetin. Me falimentimin e qytetarit konsumator taksapagues falimenton edhe ekonomia, tregu, bizneset, buxheti dhe shteti-finansiarisht.

Kryekonsumatori, shtoi se pra, kujdesin primar Qeveria duhet t ia kushtojë qytetarit konsumator taksapagues, i cili mjetet e veta financiare do t'i këthej në ekonomi, treg, biznese, buxhet e shtet.

Ai shtoi se pagat e ulëta dhe pasiguria në punsime një mori qytetarësh konsumatorë po i detyron që zgjidhje të gjejë me kredi komerciale. 

"Shteti, si themelues i sistemit finansiar, i BQK-së… nuk ka dëshmuar pjekuri e interesim të mjaftueshëm për sistemin kreditor. Një pëfrqindje të konsiderueshme nga norma e kredisë e ka marrë Shteti", tha Selatin Kaçaniku.

Sipas tij me shfaqjen e simptomeve të para të rritjes së papunësië dhe të varfërisë OJQ Konsumatori dhe unë i kemi kërkuar / propozuar Qeverisë hartimin e miratimin e Strategjisë së parandalimit e menaxhimit të varfërisë. 

Ai shtoi se nuk morrën përgjigje, nuk kemi as dokument të Strategjisë, as mirëkuptim…?!

"Pas rëndimit të gjendjes nga COVID 19 i kërkuam/propozuam Qeverisë Ligjin për Parandalimin e Varfërimit të qytetarit konsumator, taksapagues dhe menaxhimin e gjendjes. Prap nuk kemi përgjigje.

Shteti apo qeveria duhet të gjej zgjidhje sepse borxhi i lartë prej 3 miliardë kredish bankiere mund ta kolapsojë tregun finansiar e bankier. Mund të ketë  edhe pakënaqësi të përgjithëshme. Sot duhet vepruar menjëherë. Nesër mund të jetë vonë", tha kryetari i Konsumatorit Selatin Kaçaniku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco