MI: Po punojmë në krijimin e lehtësirave për veturat elektrike dhe hibride

MI: Po punojmë në krijimin e lehtësirave për veturat elektrike dhe hibride

15:04, 09/10/2020

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka pritur në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Importueseve të Autorizuar të Automjeteve të Reja (SHIAR), Zgjim Mitën dhe Fioret Pruthin, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Tutje thuhet se ministri shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me këtë shoqatë në adresimin e problemeve të tyre në importin e veturave të reja.

“Abrashi bëri të ditur se janë duke u punuar në krijimin e lehtësirave edhe për veturat e së ardhmes, ato elektrike dhe hibride, duke punuar në legjislacion për ta harmonizuar me atë të Bashkimit Evropian. Po ashtu në takim u diskutua edhe për ndikimin e veturave të reja që kanë në rritjen e sigurisë në komunikacion”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu u diskutua për sfidat që po përballen kompanitë nga situata e krijuar nga pandemia COVID-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco