Premtohen lehtësira për veturat e së ardhmes...

Premtohen lehtësira për veturat e së ardhmes...

14:05, 09/10/2020

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka pritur përfaqësuesit e Shoqatës së Importueseve të Autorizuar të Automjeteve të Reja  Zgjim Mitën dhe Fioret Pruthin.

Ai shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me këtë shoqatë në adresimin e problemeve të tyre në importin e veturave të reja.

Abrashi bëri të ditur se janë duke u punuar në krijimin e lehtësirave edhe për veturat e së ardhmes, ato elektrike dhe hibride, duke punuar në legjislacion për ta harmonizuar me atë të Bashkimit Evropian.

Po ashtu në takim u diskutua edhe për ndikimin e veturave të reja që kanë në rritjen e sigurisë në komunikacion.

Gjithashtu u diskutua për sfidat që po përballen kompanitë nga situata e krijuar nga pandemia COVID-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco