Prej sot, bukuritë e Kosovës mund t'i gjeni në këtë faqe zyrtare të MTI-së

Prej sot, bukuritë e Kosovës mund t'i gjeni në këtë faqe zyrtare të MTI-së

11:52, 09/10/2020
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ka njoftuar se ka përgatitur ueb-faqen për turizmin e Kosovës, në mënyrë që vizitorët dhe të interesuarit tjerë të mund të gjejnë informata bazë rreth potencialeve turistike të Kosovës.
Kjo faqe do të ndikojnë në ngritjen e imazhit të Kosovës si destinacion turistik, ku do të promovohen atraksionet dhe destinacionet turistike në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar. Përmes këtyre formave Kosova të prezantohet si një vend me potencial të madh turistik. Detajet informuese, që janë prezantuar dhe që do të prezantohen në këtë ueb-faqe, do të ndikojnë edhe në perspektiven e zhvillimit dhe të promovimit të bizneseve turistike, hoteliere dhe më gjerë.
Në këtë platformë elektronike do të prezantohen edhe mundësitë që i ofron Kosova përmes aktiviteteve turistike, si: turne kulturore, aktivitete të turizmit aktiv, turne të aventurës turistike, turizëm rural, sportet e dimrit dhe aktivitete tjera, që ndikojnë në promovimin e përgjithshëm të Kosovës, thuhet në njoftim.
Për informata më të hollësishme vizito ueb-faqen: https://visitkosovo.rks-gov.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco