Merr fund 'telenovela'/ Të hënën pritet të votohet Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike

Merr fund 'telenovela'/ Të hënën pritet të votohet Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike

11:17, 09/10/2020

Telenovela për votimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, duke se do të përfundoj të hënë.

Kjo pasi koalicioni qeverisës duket se i ka siguruar 61 votat e nevojshme për ta votuar në Kuvendin e Kosovës

Lajmi se të hënën do të mbahet seancë e jashtëzakonshme me këtë pikë të rëndit, është bërë i ditur nga shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi.

Gashi thotë se tashmë i kanë të garantuara 61 nënshkrime, dhe seanca e jashtëzakonshme pritet të mbahet të hënen.

Ai tutje ka theksuar se ka edhe disa deputetë të tjerë të partive pozitare që nuk kanë nënshkru por që pritet të votojnë të hënen.

“Janë 61 deputetë të partive që janë në pushtet që e kanë nënshkru kërkesën për seancë të jashtëzakonshme. Ka disa deputetë të pushtetit që nuk e kanë nënshkru akoma por që pritet me e votu” tha Gashi shkurt për Blic

Gashi, gjatë ditës së djeshme bëri të ditur se pas nëshkrimeve të 61 deputetëve, ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme për votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

“Në emër të 61 deputetëve nënshkrues, sot kam kërkuar seancë të jashtëzakonshme për ditën e hënë në orën 10:00, për ta votuar në lexim të parë projekt-ligjin per rimekembje ekonomike”, ka thënë Gashi

Ndryshe, votimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike ka dështuar të kalojë në Kuvend për të gjashtën herë me radhë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco