Qeveria 'Hoti' merr një 'goditje' tjetër/ FMN del kundër tërheqjes së 10-përqindëshit të Trustit

Qeveria 'Hoti' merr një 'goditje' tjetër/ FMN del kundër tërheqjes së 10-përqindëshit të Trustit

11:06, 09/10/2020

Qeveria e Kosovë, po dështon tash e gjashtë herë ta kaloj në Kuvend, projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike ku përfshihet tërheqja e 10 për qind të mjeteve nga llogaria e tyre në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës

Përveq se po dështon ta miratoj në Kuvend, për idenë e tërheqjes së 10-përqindshit Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti, së fundmi ka dal kundër edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Sipas FMN’në, tërheqja e këtyre parave, zvogëlon pensionet e ardhshme dhe kufizon madhësinë e tregut të brendshëm të kapitalit.

“Duhet të shmanget krijimi i përfitimeve pensionale shtesë, mbi skemat ekzistuese, pa një analizë të qëndrueshmërisë aktuariale të përfitimeve ekzistuese. Gjithashtu, tërheqja e propozuar e 10 për qind të kursimeve pensionale nga Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës (TKPK) minon Shtyllën 2, zvogëlon pensionet e ardhshme dhe kufizon madhësinë e tregut të brendshëm të kapitalit, që ka qenë burim esencial i financimit të buxhetit”, thuhet në raport.

Image

 

Ndryshe, deri më tani, vlera e mjeteve në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës ka arritur në mbi 2 miliardë euro me rreth 690 mijë kontributpagues.

Kjo i bie se vlera e përgjithshme që do të mundë të tërhiqej nga Fondi është rreth 200 milionë euro, mjete këto, që sipas zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, janë konsideruar se do të stimulonin kërkesën agregate në treg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco