Prezantohen aplikacionet për uljen e numrit të mjeteve motorike të paregjistruara

Prezantohen aplikacionet për uljen e numrit të mjeteve motorike të paregjistruara

11:03, 09/10/2020
Kompania Quantix L.L.C. sot ka prezantuar në zyrat e Byrosë Kosovare të Sigurimit aplikacionet për uljen e numrit të mjeteve motorike të paregjistruara e të pasiguruara.
 
Kështu ka bërë të ditur Byroja Kosovare e Sigurimeve përmes një njoftimi në Facebook.
 
Aplikacionet janë të ndërtuar në disa komponentë, që konsistojnë në funksionalizimin e:
1. Hartës së Aksidenteve, e cila mundëson identifikimin e zonave të caktuara me rrezikshmëri dhe frekuencë të lartë të aksidenteve,
2. Certifikatës së aksidentit, përmes të cilës qytetarët do të kenë mundësinë e verifikimit nëse një mjet motorik i caktuar ka pasë ose jo të shkaktuar aksident,
3. Sistemit anti-mashtrim, përmes të cilit do të analizohen rastet potenciale të mashtrimit në sigurime me qëllim të parandalimit të tyre,
4. Aplikacionit mobil për ndërgjegjësim të qytetarëve lidhur me sigurimet, të cilët do të marrin informacione të ndryshme mbi aksidentet dhe produktet e ndryshme të sigurimeve të cilat ofrohen nga industria e sigurimeve.
Këto aplikacione do të lansohen brenda një periudhe të shkurtë kohore, të cilat do të prezantohen për përdorim praktik dhe sa më të lehtë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, thuhet në njoftim
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco