Projektligji për marrëveshjen financiare me BE-në, Kosova pritet të përfitojë 6 milionë euro

Projektligji për marrëveshjen financiare me BE-në, Kosova pritet të përfitojë 6 milionë euro

16:27, 08/10/2020

Sot Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes financiare për IPA 2019, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Kjo marrëveshje mundëson që Kosova të përfitojë 6 milionë euro në formë projektesh nga BE-ja, ndërsa 1 milion euro jepen si bashkëfinancim nga Kosova.

Projektligji u miratua me 95 vota për dhe asnjë kundër.

Seanca e Kuvendit është duke vazhduar ende.

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco