Haziri befasohet për të mirë me arritjet e kompanisë Fundamenti

Haziri befasohet për të mirë me arritjet e kompanisë Fundamenti

14:49, 08/10/2020

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me nënkryetarin Arbër Ismajli dhe drejtorin e Urbanizmit, Bekim Bajrami, kanë vizituar kompaninë për përpunimin e mermerit dhe granitit, Fundamenti, të cilës i është ofruar bashkëpunim i plotë. 

Ai është shprehur të jetë i befasuar me arritjet e kësaj kompanie, sikurse edhe me numrin e madh të të punësuarve. 

“Familja Halili në Gjilan është njëra prej familjeve që ka dhënë kontributin e madh për qytetin. Jam befasuar për të mirë me këtë çka pashë këtu, me arritjet, teknologjinë dhe numrin e punëtorëve të Fundamentit. Meqë Komuna vazhdon të ndërtojë patneritet me biznesin privat, e sigurojmë Fundamentin që do të jetë pjesë aktive e trekëndëshit të bashkëpunimit mes nesh, donatorëve dhe kësaj kompanie, në mënyrë që të ndikojmë në zhvillim sa më të mirë dhe me standarde”, ka thënë Haziri, pas vizitës. 

Kurse, pronari i kësaj kompanie, Bashkim Halili, e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën, teksa ka njoftuar se kjo kompani ka të punësuar më shumë se 40 punëtorë. 

“Jemi të nderuar që erdhën sot për vizitë kryetari Haziri e nënkryetari Ismajli.  Është hera e parë që na viziton dikush prej institucioneve shtetërore dhe besojmë që në të ardhmen bashkëpunimi do të jetë edhe më i madh mes Komunës dhe kompanisë sonë. Ne jemi kompani serioze dhe numri i punëtorëve e kalon numrin 40”, tha Halili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco