Dështimi i gjashtë, 'kryqëzohet' qeveria Hoti

Dështimi i gjashtë, 'kryqëzohet' qeveria Hoti

14:05, 08/10/2020 Nga Dardan Gashi

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, për të gjashtën herë kanë dështuar që ta votojnë Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike nga pandemia COVID-19.

Në seancën e fundit morën pjesë në votim vetëm 58 deputetë, ndërsa votimi për këtë Projektligj ishte bartur për seancën e sotshme.

Përfaqësuesit e bizneseve në vazhdimësi kanë kërkuar që ky Projektligj të miratohet sa më parë, pasi sipas tyre, ka rritje të shpenzimeve të familjeve dhe bizneseve.

Pas dështimit për të gjashtën herë, kanë ‘shpërthyer’ kritikat nga përfaqësuesit e bizneseve, njohësit e ekonomisë, analistët politikë dhe qytetarët në rrjetet sociale.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kritikuar deputetët e Kuvendit të Kosovës që po bllokojnë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Ai ka theksuar se atyre nuk u vjen rëndë për shkak se bashkë me familjarët e tyre kanë të hyra të mjaftueshme.

Postim i plotë i Berat Rukiqit në “Facebook”

Image

E analisti, Xhevdet Pozhari, ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë ‘Hoti’, pas dështimit të votimit të Ligjit për Rimëkëmbje në Kuvend.

"E shtata e vërteta!Jep more dorëheqje dhe të kemi Qeveri si i ka hije këtij vendi” ka shkruar Pozhari.

Postim i plotë i Xhevdet Pozharit në “Facebook”?

 

I të njejtit mendim është edhe publicist Enver Robelli.

Robelli, përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar se një qeveri që dështon gjashtë herë për të kaluar një ligj, duhet të dorëhiqet.

Image

 

Edhe analisti Ehat Miftaraj, ka kritikuar partite politike për mosvotimin e ligjit për rimëkëmbje.

Miftaraj përmes një postimi në Facebook, shkruan se partitë politike në momentin kur të kanë në rend dite votimin për me i rahatu militantët politik apo njerëzit e tyre nëpër pozita, kanë edhe deri 80 vota.

“Të gjithë të bashkuar përreth interesave dhe korrupsionit.Ama nuk kanë vota për Ligjin për Rimëkëmbje ekonomike, apo ligjet që lidhen me interesin e përgjithshëm” shkruan Miftaraj

 

Analisti, Blerim Latifi, vlerëson se  loja e vazhdueshme parlamentare me rrëzimin e ligjit për rimëkëmbjen ekonomike, po bëhet me qëllim.

Latifi përmes një shkrimi në Facebook, thotë se kjo është duke u bërë thjesht dhe vetëm në funksion të planeve për zgjerimin e koalicionit qeverisës

"LDK u thotë njerëzve: Ne po duam t'u ndihmojmë, por si kemi votat, prandaj na duhet PDK në qeveri! PDK, nga ana tjetër, e luan pjesën e saj: Ne po hyjmë në qeveri që vendimmarrja institucionale të zhbllokohet! Në fund të lojës palët i përmbushin interesat e tyre dhe e gjitha paketohet në emër të interesave të qytetarëve" shkruan Latifi.

 

Kujtojmë se me anë të këtij Projektligji parashihet zbatimi i Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike në vlerë prej 365 milionë euro.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco