20 miliardët e BE-së, ja 14 projektet ku përfiton Kosova

20 miliardët e BE-së, ja 14 projektet ku përfiton Kosova

13:49, 08/10/2020

Instituti EPIK, tregon për përfitimet nga plani investiv dhe ekonomik i BE-së.
 
Sipas tyre këtë javë Komisioni Evropian publikoi Planin Investiv dhe Ekonomik për Ballkanin Perëndimor. Sot, në Kosovë do të qëndroj Komisioneri për Zgjerim, z. Oliver Varhelyi, i cili do t’ua dorëzoj institucioneve të Kosovës planin respektiv.

Sipas Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, vendeve të Ballkanit Perëndimor do ju duhen 40-200 vite të arrijnë mesataren e BE-së të Bruto Produktit Vendor për kokë banori. 

Në këtë kontekst, publikimi i Planit Investiv dhe Ekonomik për Ballkanin Perëndimor është hap i rëndësishëm i cili do të mbështes krijimin e vendeve të punës, rritjen afatgjate ekomomike të rajonit dhe integrimin ekonomik të tij. Plani do të fasilitoj tranzicionin e gjelbër dhe digjital të Ballkanit, do të mbështes zbatimin e reformave politike në rrugën drejt BE-së dhe do të përafroj rajonin me tregun e brendshëm të BE-së. 

Në këtë drejtim, Komisioni Evropian ka propozuar ndarjen e 9 miliardë EURO për të mbështetur 10 iniciativa dhe 38 projekte në 5 fusha:
- Agjenda e Gjelbër (energjia dhe mjedisi): 17 projekte;
- Transporti: 14 projekte;
- Agjenda Digjitale: 3 projekte;
- Sektori privat: 3 projekte;
- Rinia: 1 projekt.

Përveç financimit të drejtpërdrejt përmes granteve, BE-ja do të ngrisë edhe Instrumentin e Garantimit për Ballkanin Perëndimor, e cila do këtë potencialin e mobilizimit të investimeve deri në 20 miliardë EURO. 

Sa i përket Kosovës, Kosova përfiton nga 4 projekte nacionale dhe 10 projekte rajonale.

Në Kosovë do të financohen këto projekte me synim të finalizimit të tyre deri në vitin 2024:
1. Autostrada e Paqes në mes Kosovës dhe Serbisë;
2. Linja hekurudhore Prishtinë – Beograd;
3. Impianti për trajtimin e ujërave të zeza në Prishtinë;
4. Hidrosistemi Ibër-Lepenc, faza II;
5. Interkoneksioni i gazit Kosovë – Maqedonia e Veriut.
Po ashtu, Kosova do të përfitojë nga 10 projekte rajonale:
1. Autostrada Digjitale e Ballkanit;
2. Rritja e granteve në mbështetje të sektorit privat në WBIF;
3. Rritja e kapaciteti garantues në mbështetje të NVM-ve dhe krijimit të vendeve të punës; 
4. Transformim i qëndrueshëm i sistemeve agro-ushqimore dhe mbështetje zhvillimit rural;
5. Instrumenti për Garantimin e të Rinjve;
6. Programi i Renovimit të ndërtesave publike;
7. Sistemi i integruar rajonal për menaxhimin e mbeturinave;
8. Sistemi i monitorimit të ujit dhe ajrit dhe masat për parandalimin e ndotjes;
9. Infrastruktura e rrjetit brez gjerë;
10. Qendrat e të dhënave të sigurta, të besueshme dhe me shfrytëzim efecient të energjisë, si dhe infrastruktura edge dhe cloud.

Duhet bërë shumë të qartë se qasja në fonde të alokuara në kuadër të Planit Investiv dhe Ekonomik do janë ngushtë të lidhura me zbatimin e reformave strukturore në fushën e sundimit të ligjit, qeverisjes së mirë, respektimit të drejtave themelore, reformës së administratës publike, etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco