Komunat diskutojnë për aplikimin e granteve e subvencioneve bujqësore

Komunat diskutojnë për aplikimin e granteve e subvencioneve bujqësore

10:52, 08/10/2020

Përmes organizimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Kolegjiumi për Zhvillim Ekonomik Lokal dhe Bujqësi ka zhvilluar takimin e përbashkët në platformën elektronike me pjesëmarrje të Agim Nuha – Kryeshef Ekzekutiv/Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB).

Synimi i këtij takimi ishte diskutimi lidhur me ecurinë dhe zhvillimin e procesit për aplikim të granteve dhe subvencioneve nëpër komuna për të përkrahur dhe zhvilluar prodhuesit vendor në sferat e ndryshme. Duke marrë parasysh situatën e krijuar si pasojë e gjendjes së pandemisë, përmes kërkesës së mëhershme të AKK-së drejtuar Ministrisë së Bujqësisë është arritur pajtimi për zgjatje të afatit për aplikim në mënyrë që do t'u lehtësonte komunave veprimtarinë në kushtet e krijuara Covid-19.

Nga ana e tij Agim Nuha – kryeshef Ekzekutiv, ofroi informatat sqaruese sa i përket procesit të aplikimeve për subvencione, si dhe ngriti shqetësimin e përbashkët, duke marrë parasysh numrin e kufizuar të punonjësve si pasojë e pandemisë, në shqyrtimin dhe pranimin e aplikacioneve për grante dhe subvencione në Komuna. 

Përkundër kësaj Nuha sqaroi se ka një ngritje të përqindjes në aplikim krahasuar me vitin e kaluar andaj edhe konsiderohet një fillim i mbarë i këtij procesi, me vazhdim të kontrollit administrativ dhe vlerësimit të skemave në kërkesat e paraqitura deri më tani, e ku më pas do t'i nënshtrohet kontrollit në teren në mënyrë që të ketë një pasqyrë të qartë të kërkesave dhe vlerësimit të situatës deri në përgatitjen përfundimtare të listës përfituese.
Përfaqësuesitë komunalë edhe një herë adresuan kërkesat e tyre në përmirësimin e të gjithë procesit prej aplikimit për skemën e granteve dhe subvencioneve, verifikimin administrativ e deri tek kontrolli në teren, për verifikimin e të gjitha fakteve që të parandalohen abuzimet dhe skemat të shkojnë tek personat e caktuar.

Si përfundim, në përmbushje të punës dhe angazhimit me sukses të këtij procesi, Nuha shprehu premtimin se Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë është e gatshme për bashkëpunim të mirëfilltë me Komunat në verifikimin e përbashkët në mënyrë që të parandalojmë keqpërdorimet në fushën e skemës së granteve dhe kryerjen e pagesave me sukses deri tek bujqit në mënyrë që të përfitojnë në mënyrë të drejtpërdrejt nga këto skema.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco